Shabani: Liria është fituar me sakrificë dhe UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë

19 maj 2022 | 22:45

Fjala e plotë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, e mbajtur sot si reagim ndaj dënimit nga Gjykata e Hagës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Dje Kosova ishe në pritje të vendimit të gjykatës në Hagë për rastin Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Ndonëse  90 % e popullsisë këtë Gjykatë e njohin si Gjykatë të imponuar të dhunshëm ndaj popullit tonë.

Sepse kjo Gjykatë është ndërtuar mbi të dhëna e fabrikuara të Dik Martit, mbi dëshmitë e rrejshme, mbi shpifjet e organeve serbe dhe bashkpuntorëve të saj.

Për të shpëtuar Kosovën nga këto akuza absurde, deputetë të kuvendit të Kosovës si dhe udhëheqësi i UÇK-së Hashim Thaçi, në bazë të kërkesave të shteteve demokratike, e përkrahu themelimin e kësaj gjykate me të vetmin qëllim që të largohen ato Re të zeza nga qielli i Kosovës edh atë me çmimin e sakrifikimit edhe të vetvetes.

Liria është fituar me sakrificë dhe UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë përball një pushtimi të pamëshirshëm i cili ka bërë përpjekje që të zhdukë ekzistencën tonë.

Kjo gjykatë është e pa drejtë sepse është selektive dhe se ekskluzivisht është  duke u marr me shqiptarët  të cilët ishin viktima të gjenocidit serb duke mos hetuar as një krim dhe gjenocid të bërë kundër shqiptarëve.

Lind pyetja, pse nuk po gjykohen kriminelët për krimet e bëra në Prekaz, Raçak, Meje, Dyz, Qyshk, Makovc, Obri, Izbicë, krimet ndaj familjes Ahmeti, Delia, Bugojevci, Duriqi, Jakupi ku mbeti mosndriçimi i krimit mbi të burgosurit në Dubravë, i cili ishte krim institucional i kryer nga regjimi serb-pse nuk trajtohet ky krim-kur sot jemi mbi 800 dëshmitarë të gjallë të kësaj masakre-ku edhe vet jam i mbijetuari i kësaj masakre

Gjykata e Hagës shqiptoi dje dënimin ndaj Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajt me 9 vite burg.

Një shpresë e vogël na mbante deri dje por Gjykata  dje dënoj drejtësinë dhe jo çlirimtarët!

Çlirimtarët janë të lirë që nga viti 1999 dhe nuk ka dënim që u mohon lirinë bartësve të Lirisë.

Për ironi, dënimi ndaj tyre, u shqiptua në emër të popullit të Kosovës, por ju themi se populli i Kosovës  është me bijtë e vet si dhe jemi kundër absurdeve  që bartin emrin drejtës, e në fakt janë PADREJTESI!

Ndërkaq, fajësia e tyre, apo, faji që u vihet në barrë, tashmë është e ditur, se është i sajuar, e që, në vetë-vete shpërfaqë anarki dhe burokraci të vetë gjykatës.

Edhe për njerëzit më laikë, është e ditur se kjo gjykatë, në rend të parë do duhej hetuar se, si rrodhen, dhe së fundmi si përfunduan dokumentet në zyrat e OVL- UÇK-së.

Lidhur me këtë fakt, Gucati dhe Haradinaj, dëshmuan pafajësinë dhe parregullsitë në këtë Gjykatë, madje në mënyrën më të dinjitetshme, ata,  në disa momente ditën që vetë Gjykatën ta shndërrojnë në objekt hetimi.

Nasim dhe Hysni – sot është e gjithë Kosova.

Sepse ata nuk kanë bërë as një krim.

Ne të gjithëve, mund të na dënoni, por nuk mund të na ndalni dëshirën për ta dashur vendin  dhe për ta parë veten krah për krah me popuj tjerë të lirë.

Gjykatësit mund të bëhen sot vegla të porositura dhe mbi faktet e fabrikuar serbe t’ja vështirësojnë ecjen këtij populli duke dënuar njerëz të lirisë.

Këtë e ka bërë më parë Regjimi serb duke dënuar të burgosur shqiptar me mbi një shekulli vite  burg, me qëllimin e vetëm për  ta ndalur aspirimin e lirisë, ketë nuk e ka arritur atëherë Srbia dhe këtë nuk do ta arrin askush as sot. 

Kanë kaluar mbi 700 mijë shqiptarë nëpër torturat serbe, janë vrarë afër 20 mijë shqiptarë, prej tyre janë  vrarë 1432 fëmijë dhe janë vrarë me mijëra gra dhe pleq e plaka dhe është shkatërruar pothuajse tërësisht Kosova, por nuk jemi ndal dhe as qe do te ndalemi sepse Kosova është vendlindja jonë-është Atdheu ynë.

Dënimi kundër Nasimit dhe Hysniut nuk eshët një e keqe qe u ka ndodhur vetëm atyre.

Mbajtja padrejtësisht e liderit UÇK-së Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës nuk është padrejtësi e vetme ndaj tyre.

Kjo e keqe është kundër Kosovës sepse pretendimet e Dik Martit kishin burim Rusinë dhe Serbinë me bashkëpunëtor andaj nuk duhet edhe shumë për të kuptuar qëllimin e tyre.

Gjykatat Serbe para një kohe, sikurse kjo sot e Tribunalit të Hagës, shqiptonte dënime në emër të popullit. Edhe atëherë dikush ishte në krah të vendimeve që nxirrnin ato gjykata, sot e njëjta po përsëritet fatkeqësisht, unë pyeti sot, si ka mundësi vallë që historia të përsëritet. Të mjerë janë ata që i gazohen dënimit të çlirimtarëve.

I dashur Nasim dhe Hysni ju që keni përjetuar aq shumë në luftë, ju që Serbia ju burgosi familjarisht më parë (me babë, motër dhe vëlla), ju invalid të luftës, ju që në trupin tuaj morët shumë plagë nga plumbat e armikut, ju që dhatë gjakun dhe shëndetin, ju që nuk u trembet e nuk u dorëzuat edhe atëherë kur mbetët në mal pa buke, pa municion, pa veshmbathje adekuate, ju që nuk ju mposhti as acari, ju që nuk u frikësuat as nga spiunët as nga shpifjet, as nga armiku shumë më i armatosur. Ju as sot nuk u mposhtet.

Ju sot jeni më të fortë, më të pamposhtur, ju që ndryshuat rrjedhën e historisë duke e kthyer atë histori nga historia e humbjeve në histori të fitoreve.

JU-JENI-KRENARIA-JONË.

Të dashur Qytetar, deputet të pranishëm, nuk duhet të na ndajnë arsyetimet dhe pikëpamjet e ndryshme sepse kjo e keqe do të na dëmton të gjithëve sepse e dëmton-Kosovën.
Të bashkuar kemi fituar miqtë tan për lirinë e Kosovës,të bashkuar kemi shpallur Pavarësinë dhe  të bashkuar mund ta mundim këtë të keqe për vendin tonë.

Lirim sa më të shpejtë për çlirimtarët!

Ju jeni madhështia dhe  krenaria e luftës së UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 10 vjetorin e shërbimeve të kanaleve IP TV në…