Shabani: PDK-ja do të jetë adresa kryesore në zgjedhjet e 9 shkurtit
16 tetor 2024
| 09:50
PDK, dega në Podujevë po vazhdon me aktivitete.
Kryetari i kësaj dege, Isak Shabani, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se në kuadër të përgatitjeve të strukturës së degës për një fushatë të suksesshme, ishin të nderuar me pjesëmarrjen nga niveli qendror i partisë: Vlora Çitaku, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemaili dhe Betim Gjoshi.
Ai ka thënë se PDK, me përkrahjen e madhe që ka, historinë që përfaqëson, si dhe profesionistët më të mirë që ofron për qeverisjen e vendit, do të jetë adresa kryesore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, vendi do të kthehet në normalitet dhe zhvillim”, ka shkruar Shabani në Facebook.