Shabani publikon listën e Kosovës për ndeshjet me Suedinë

01 prill 2025 | 11:37

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për dy ndeshjet me Suedinë.

Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Ndeshja e parë është më 10 prill në Karlskrona të Suedisë, ndërsa e kthimit më 13 prill në Prishtinë. Suedia ishte kundërshtarja më e fortë e mundshme për raundin e dytë kualifikues për Botëror.

Kombëtarja jonë ka mungesa shumë të rëndësishme në këto ndeshje shumë të vështira. Për shkak të lëndimit mungon kapitenia Leonora Demaj, ndërsa Marigona e Arlinda Hajdari nuk grumbullohen për arsye personale.  E lënduar është edhe hendbollistja perspektive, Elisa Mirdita.

Në Përfaqësuese është kthyer Mirela Gjikokaj, që së fundi luajti me sukses në Ligën e Kampionëve për skuadrën lidere të Norvegjisë, Storhamar. Pas shumë vjetësh kthehet Merlinda Qorraj, ndërsa për herë të parë janë ftuar Lorena Matarova, Ornela Haxhiu e Orgesa Gola.

Kosova mblidhet më 6 prill në Eslov të Suedisë. Në raundin e parë kualifikues për Botëror, Kosova fitoi grupin ku ishin edhe Belgjika dhe Bosnjë-Hercegovina. Shënoi fitore bindëse ndaj këtyre dy Kombëtareve.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit në Speciale ka hedhur poshtë mocionin e…