Shabani – Rama dhe Mazreku diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit të dy institucioneve
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani – Rama, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimit, avancimet që ka shënuar ky institucion si dhe lidhur me numrin e madh të lëndëve të BKS-së, të cilat gjenden në procedurë në këtë gjykatë.
“Kryetarja e gjykatës Shabani-Rama në emër të Gjykatës Themelore në Prishtinë shprehu gatishmërië për vazhdimin e bashkëpunimit me BKS-në me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së dy institucioneve duke shikuar edhe mundësinë e përdorimit të procedurave alternative”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
“Të dy palët ranë dakord se ka nevojë për unifikimin e praktikave në çështje të kompensimit të dëmëve për çka u dakorduan se është e nevojshme nxjerrja e një udhëzuesi”.