Shabani: Të vendosur që Kupën ta mbajmë në Ferizaj

24 prill 2025 | 12:48

Kastrioti është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës në hendboll. Dhe tani hendbollistët e Kastriotit kanë rastin që para tifozëve të tyre ta mbrojnë trofeun e fituar.

“Final 4” i Kupës së Kosovës zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të shtunën e të dielën. Kastrioti në gjysmëfinale përballet me kampionin në fuqi, Rahovecin, të shtunën nga ora 20:00.

Aloja Lulzim Shabani është prej “armëve” kryesore të Kastriotit. Ai është optimist se Kupa do të mbetet në Ferizaj.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Ka kohë që kemi menduar për këtë ‘Final 4’ dhe jemi përgatitur maksimalisht. Skuadra është në gjendje jashtëzakonisht të mirë fizike, e po ashtu në anën psikologjike jemi shumë të përgatitur dhe të vendosur që edhe këtë vit ta stolisim qytetin me trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës. Do të jetë më e veçantë pasi turneu final organizohet në qytetin tonë, në qytetin e hendbollit. Premtojmë spektakël, duele të forta e shumë lojë të bukur për të gjithë sportdashësit që do të jenë në ‘Bill Clinton’. I ftoj gjithë qytetarët ferizajas dhe tifozët tanë ‘Ujqit’ që të na mbështesin në mënyrë masovike dhe si gjithmonë të tregojnë kulturë e mbështetje korrekte për ekipin tonë”, ka thënë Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje…