Shabani zëvendëson Nurën në Kuvendin e Kosovës

08 nëntor 2021 | 18:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar rekomandimin që deputeti Isak Shabani të zëvendësojë ish-deputetit Fadil Nura në Kuvendin e Kosovës.

Kështu Shabani do të jetë në vend Nurës në kuadër të të zgjedhurve të PDK-së për parlament.

Fadil Nura i fitoi zgjedhjet për të parin e Skenderajt dhe nuk mund të jetë më pjesë e Kuvendit.

Deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani ka kandiduar për herë të parë për deputet dhe ka qenë i dyti në listën e pritjes.

Shabani ka qenë bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, i burgosur politik, i dënuar me shumë vite burg si dhe përjetues i masakrës së Dubravës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota ka thënë se Mohamed Salah…