Shahini: LDK-ja e ka në fokus arsimin cilësor  

10 shkurt 2021 | 15:01

Kandidatja e LDK-së për Kuvend të Kosovës  dhe profesoresha universitare, Mimoza Shahini e cila e ka numrin 42, ka folur për fokusimin e qeverisjes së LDK-së në arsim dhe shkollat profesionale.

 Ajo ka thënë se partia të cilën e përfaqëson do të angazhohet me të gjitha resurset humane për arsim më cilësor.

“Lidhja Demoktatiek e Kosovës kësaj here është angazhuar mjaftë mirë më të gjitha kapacitete humane që i ka për të ofruar një program mjaftë të mirë që sjell një nocion të mirë inovativ, duke e mbështetur arsimin në konceptim zhvillimor e që do të thotë se ne do të shikojmë një investim që fillon nga fëmijëria e hershme dhe që zgjatë gjatë gjithë jetës për individët e ndryshëm në moshat e ndryshme”, u shpreh Shahini.

Shahini tutje ka shtuar se qeverisja e LDK-së, e ka në fokus edhe ristrukturimin e shkollave profesionale.

“Ne kemi vënë një theks të jashtëzakonshëm edhe në shkollat profesionale dhe kemi disa ide të cilat mendojmë që do të sjellin një risi në ristrukturimin e Shkollave Profesionale për t’iu përgjigjur nevojave të tregut”, ka thënë pos tjerash Shahini.

 

Ndiqni pjesë të intervistës nga kandidatja Shahini:

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i…