Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë

03 shkurt 2025 | 23:45

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77, Shahin Dervishaj, ka vizituar fshatin Qirez në Skenderaj, ku ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ai shprehu se ka kuptuar më mirë nevojat e këtij komuniteti dhe premtoi se do të punojë për të sjellë ndryshimin që qytetarët e meritojnë.

“Edhe fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë! Dëgjova me shumë vëmendje kërkesat e këtyre qytetarëve, si dhe kuptova më mirë nevojat e këtij komuniteti kaq të mrekullueshëm. Për mua besimi juaj ka shumë vlerë, andaj me bindje të plotë them se kështu bashkë do e sjellim ndryshimin”, ka shkruar në “Facebook” Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha,…