Shahin Dervishaj merr mbështetje të fuqishme në vendlindje, në Runik të Skenderajt

02 janar 2025 | 20:26

Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka marrë përkrahje të fuqishme në vendlindjen e tij në Runik të Skenderajt.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetë aktualë të Kuvendit të Kosovës, kandidatë për deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal të Skenderajt e banorë të shumtë të Runikut e përreth.

Afaristi Dervishaj në fjalimin e tij, tha se ndihet i nderuar që është në mesin e bashkëvendësve të vet, duke i falënderuar për këtë përkrahje të fuqishme që po i japin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai po merr përkrahje edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Dervishaj njihet si një biznesmen i suksesshëm në Gjermani, por edhe një përkrahës i madh i Kosovës, duke iu gjetur pranë në procese të ndryshme.

Shahin Dervishaj në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garon në listën e PDK-së me numrin 77.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka i…