Shahin Dervishaj në Skenderaj: Mos harroni, dita e 9 shkurtit është e jona!
08 janar 2025
| 15:20
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 77, Shahin Dervishaj, ka njoftuar se spontanisht u takua me disa qytetarë të Skenderajt dhe disa zyrtarë komunalë, me të cilët ka biseduar se si bashkë do ta transformojnë këtë komunë duke e kthyer në Skenderajn që kemi ëndërruar me vite të tëra.
“Padyshim që dita ecë mbarë, kur takon njerëz kaq të mirë, pozitiv e që e dojnë tokën e këtij vendi kaq shumë. Spontanisht u takuam me qytetarët e Skenderajt dhe disa zyrtarë komunal, ku biseduam se si bashkë do e transformojmë këtë komunë duke e kthyer në Skenderajin që e kemi ëndrru me vite të tana. Miq, dita jonë po vjen, dita e ndryshimit të jetesës dhe të ardhmes së Kosovës. Mos harroni, dita e 9 shkurtit është e jona!