![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/shahin-dervishaj-1.png)
Shahin Dervishaj: Rinia e Fushë – Kosovës e gatshme për ta bërë Kosovën 77 herë ma mirë
08 shkurt 2025
| 16:14
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, është takuar me të rinjtë e Fushë – Kosovës.
Të rinjtë, Dervishaj ka thënë se e kanë frymëzuar me idetë, pasionin dhe angazhimin e tyre.
“Rinia e Fushë Kosovës e gatshme për ta bërë Kosovën 77 herë ma mirë! Pafund mirënjohës dhe i lumtur që pata mundësinë të jem pjesë e këtij takimi përmbyllës me rininë e Fushë Kosovës. Më frymëzuan idetë, pasioni dhe angazhimi i rinisë për të krijuar një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë”, ka shkruajtur Dervishaj në Facebook.