Shahin Dervishaj takon Totajn, flasin për mundësi të reja për të rinjtë dhe bizneset në Prizren
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Dervishaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Totaj është shembull i një lideri të angazhuar dhe të përkushtuar, që ka treguar vizion dhe gatishmëri për të avancuar qytetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët.
“Nuk ka asgjë më mirë se të diskutojmë dhe të punojmë rreth krijimit të mundësive për të përmirësuar mënyrën e jetesës për qytetarët. Totaj është shembull i një lideri të angazhuar dhe të përkushtuar, që ka treguar vizion dhe gatishmëri për të avancuar qytetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarë. Prizreni ka shumë potencial dhe është thelbësore të punohet për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe bizneset
lokale. Fuqishëm do t’i mbështes iniciativat që kontribuojnë për një Prizren më të mirë për të gjithë”, ka shkruar
Dervishaj në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 77 në listën e PDK-së.