Shahin Dervishaj vazhdon takimet me qytetarët, kësaj here në odën e Sami Bajrës

04 janar 2025 | 21:34

Kandidati për deputet i PDK-së, afaristi, Shahin Dervishaj, ka vazhduar takimet me qytetarët.

Ai sot ka qëndruar në odën e Sami Bajrës në fshatin Shpat, ku me banorët e pranishëm ata diskutuan për problemet, sfidat dhe mundësitë që i kanë përpara për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

“Po e mbyllim ditën me këtë mikpritje kaq të ngrohtë siç e ka zakon z. Sami Bajra në konakun e tij.
Bashkë me nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakun dhe këta banorë, kemi biseduar gjerë e gjatë për problemet, sfidat dhe mundësitë që i kemi përpara për të dalë nga kjo situatë e vështirë.
Ky takim më forcoi edhe më shumë besimin se, edhe në sfidat më të mëdha kemi mundësinë të bëjmë ndryshimin. Ju premtoj se nuk do të ndalem deri sa ta ndërtojmë atë të ardhme që Kosova e meriton”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 77 në listën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social në…