Shahin Dervishaj vazhdon të marrë përkrahje për deputet, kësaj radhe në Leqinë
11 janar 2025
| 14:35
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, po vazhdon të marrë përkrahje në garën për deputet.
Kësaj here ai ka marrë përkrahje nga Leqina.
“Takimi në Leqinë ishte një moment i veçantë, ku pata një pritje madhështore nga nipi im i dashur dhe luftëtar i lirisë, Osman Mehmeti, dhe bashkëfshatarët e tij”.
“Më besoni se për mua, kjo është më shumë se një takim, është një rikthim në rrënjët, në ato vlera që na bashkojnë dhe na bëjnë të fortë”, ka shkruar Dervishaj.
Ai ka theksuar se: “Nuk di si të ju falenderohem për këtë mikpritje të jashtëzakonshme, veç se të iu premtoj që do ua shpërblejë këtë përkrahje duke sjell atë që ju meritoni”, ka shkruar Dervishaj, i cili në këto zgjedhje garon në listën e PDK-së me numër 77.