Shahin Dervishaj vlerëson kontributin e biznesit lokal në punësimin e grave dhe zhvillimin ekonomik
30 janar 2025
| 19:45
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka vizituar një tjetër kompani gjatë takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai është shprehur se pronari i kompanisë Ilmi Gruda, ka krijuar mundësi punësimi për shumë gra nga kjo zonë.
“Vizitën vazhdova tek Muli Shoes, fabrikë e këpucëve me pronarin Ilmi Gruda. Ilmia ka krijuar mundësi punësimi për shumë gra në nga kjo zonë, duke ofruar kushte të mira pune dhe mundësi zhvillimi. Fabrika e tij është një model i cilësisë në industrinë e këpucëve, që gjithashtu kontribuon në rritjen ekonomike të komunitetit”, u shpreh Dervishaj.