![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/shahin-ervishaj-743x460-1.png)
Shahin Dervishaj vlerëson lartë kontributin e nënës së Vlora Çitakut, ish-deputetes Sala Ahmetaj
07 shkurt 2025
| 21:15
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, është takuar gjatë ditës me Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, si dhe me nënën e saj, Sala Ahmetaj.
Dervishaj e ka vlerësuar lartë zonjën Sala Ahmetaj.
“Me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakun, dhe nënën e saj, zonjën Sala Ahmetaj. Sala, nga Radisheva e Skenderajt, është një nga gratë e para që ka pasur mundësinë të shkollohet dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si profesoreshë dhe ish-deputete. Ajo vazhdon ne qenë burim frymëzimi për të gjithë ne, duke treguar se me përkushtim dhe punë mund të arrish të bësh ndryshime të mëdha”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.