Shahini alarmon: Në Kosovë është rritur varfëria, 105 mijë qytetarë mund ta lëshojnë vendin

15 nëntor 2023 | 15:52

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se ndonëse ka rritje të buxhetit të shtetit, ka edhe rritje  të varfërisë.

“Kjo tregon injorancën e dialogut me sektorin privat. AKB-ja mendon që dy gjëra nuk janë në përputhje. Nëse e shikojmë buxhetin, atëherë e shohim se gjithçka është rritur si zhvillimi ekonomik e investimet kapitale, por nëse e shohim në stofra, atëherë e shohim se është rritur varfëria”.

“Si është e mundur që kur të rritet buxheti, rritet edhe varfëria. Kosova mbetet me pagën minimale më të ulët në rajon. Sipas parashikimeve tona mund të ikin më shumë se 105 mijë qytetarë dhe gatishmëria për ta lëshuar vendin është më shumë se sa për të qëndruar”, ka thënë Shahini në tryezën e organizuar nga LDK-ja për buxhetin e vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur…