Shahini: Albini e Vjosa në Shqipëri duhej të vizitonin qendrat e vaksinimit

14 maj 2021 | 17:10

Ish-ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fushatën e vaksinimit që ka nisur prej disa javësh.

Shahini shkruan se kur Kurti bënte opozitë në Tiranë apo Vjosa Osmani pushoi në bregdet duhet të kishin ndaluar edhe në qendrat e vaksinimit.

Sipas saj, ata do kishin mësuar diçka rreth menaxhimit të procesit të vaksinimit duke i kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga radhët e gjata pa distancë.

“Kur Kryeministri i Kosovës me ekip dhe makina zyrtare shkoi në Tiranë për të bërë opozitë, apo Presidentja e Kosovës shkoi për të pushuar në bregdet, do të kishin bërë mirë të kishin ndaluar shkurtimisht edhe në qendrat e vaksinimit.

Besoj se do të kishin mësuar diçka nga menaxhimi i procesit të vaksinimit dhe do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.

Fotoja këtu është nga qendra e vaksinimit në Durrës. Njësoj duken edhe qendrat e qyteteve të tjera, duke përfshirë Tiranën që ka më së shumti frekuentim”, shkruan Besa Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e…