Shahini: Fajdetë dhe korrupsioni po e shkatërrojnë Kosovën
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur të premten konferencë për medie me temën “Kontrabanda, fajdetë dhe korrupsioni a po e shkatërrojnë Kosovën?”.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se dukuritë negative në Kosovë kanë bërë që vendi ynë të jetë më i izoluari në Evropë dhe të mos ketë investime të huaja.
“Kontrabanda në Kosovë s’është term i pa njohur e kush e bën mbetet enigmë, nga kontrabanda dhe informaliteti po shkatërrohet ekonomia e vendit. Ne vlerësojmë se nga pas lufta vetëm nga Serbi janë kontrabanduar mbi 2.5 miliardë euro, kjo ka krijuar pabarazi të madhe mes operatorëve, janë mbyll biznese dhe ka pasuruar individ dhe grupe të caktuara. Fajdeja ky fenomen ka shkatërruar shoqërinë dhe familjen, ka mbyll biznese, ka pas rrahje, marrje njerëzve peng, vrasje, migrime te qytetarëve por edhe qërim hesapesh mes grupeve dhe personave rival nga kjo dukuri kanë krijuar fuqi e kapital për të rrit ndikimin e tyre në institucion dhe marrje të ryshfetit”, u shpreh ai.