Shahini: Hungaria, model i zhvillimit ekonomik për Kosovën
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar në Budapest me kryetarin e Odes Ekonomike dhe Industrisë të Hungarisë, Attila Galambo, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë.
Shahini në Hungari ka prezantuar tregun ekonomik e inventiv të Kosovës si mundësi e madhe dhe inovative për investitorët hungarez, të cilët janë të mirëpritur edhe nga bizneset dhe institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se modeli i zhvillimit ekonomik i Hungarisë është model i mirë.
Kurse, Attila Galambos, kryetar i Odës Ekonomike të Hungarisë, ka njoftuar për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor edhe në këtë kohe të pandemisë.
Në këtë takim u tha se bizneset duhet të kalojnë vështirësitë e kohës duke rritur bashkëpunimin pa barriera për investitorët e EU-së.
Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim dhe rendim të përpjekjeve të bizneseve të të dyja vendeve.
(A.M/ Epoka e re)