Shahini i AKB-së: Bizneset goditen rënd me rritjen e çmimit të rrymës

17 mars 2025 | 21:21

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se paralajmërimi se energjia elektrike do të rritet 15% është një lajm i keq për konsumatorët Kosovar qoftë biznese apo familje individuale.

Shahini tha se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike Kosova është kampion dhe e zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor si vendi më i shtrenjt energjetik dhe vendi që me së shumti ka ndërprerje të energjisë elektrike.

“Me këtë paralajmërim biznesit dhe investitorët do të goditen rënd me ngarkesë të shtrenjtë të energjisë elektrike, bizneset do të detyrohen të rritin çmimin e prodhimeve dhe shërbimeve të veta për konsumatorët kosovarë”, tha ai.

Postimi i plotë i Agim Shahinit:

Bizneset goditen rënd me rritjen e çmimit prej 15% të energjisë elektrike

Paralajmërimi se energjia elektrike do të rritet 15% është një lajm I keq për konsumatorët Kosovar qoftë biznese apo familje individuale.

Pas shtrejtimit të energjisë elektrike Kosova është kampion dhe e zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor si vendi me I shtrejti energjetik dhe vendi që me së shumti ka ndërprerje të energjis elektrike.

Agim Shahini Kryetar i AKB-ës tha se me këtë paralajmrim biznesit dhe investitorët do të goditen rënd me ngarkesë të shtrejte të energjisë elektrike,bizneset do të detyrohen të rritin çmimin e prodhimeve dhe shërbimeve të veta për konsumatorët kosovarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Kelmendi ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për…