Shahini: Konsumi pësoi rënie për 40 për qind, qeveria diskriminoi sektorin privat

17 maj 2020 | 14:30

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini është shprehur se qeveria Kurti  nuk u ka ndihmuar bizneseve dhe ekonomisë për rimëkëmbje pas përhapjes së Covid-19 në vendin tonë.

Ai është shprehur se për të pasur një rimëkëmbjen ekonomike Qeveria duhet të mbajë konsumin aktiv i cili për këta dy muaj ka pësuar rënie për 40 për qind.

“Bizneset e Kosovës kanë punuar vetëm 20 për qind. Nisur nga ky fakt disa nga bizneset janë në procedurat e hapjes e disa janë në pritje.  Ne mund t’i hapim të gjitha, por fuqia konsumuese ka rënë”.

“Qeveria duhet ta mbanë ekonominë duke rritur konsumin. Sipas statistikave që kemi konsumi brenda këtyre dy muajve ka rënë më shumë se 40 për qind”, ka thënë ai në një intervistë për “Ekonomia Online”.

Më tutje, Shahini ka thënë se në këtë vit do të kemi numrin më të madh të bizneseve të falimentuara, të cilat sipas tij nëse nuk do të ndihmohen nga qeveria me një pako prej 500 milionë euro do ta kenë të vështirë mbijetesën.

“500 milionë euro ne i kemi kërkuar vetëm për 3 muaj për të mbajtur konsumin aktiv, kurse për rimëkëmbjen e ekonomisë duhen edhe 500 milionë euro  të tjera, dhe të gjitha këto Qeveria nuk duhet t’i kalojë asnjë nëse këto pako nuk shkojnë përmes Kuvendit”, ka thënë Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje,…