![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/shahini.jpg)
Shahini: Kosova dhe Serbia para një akti të madh historik
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka deklaruar se marrëveshja bilaterale e nënshkruar me qëllim ekonomik në mes dy shteteve, do të rregullonte edhe çështjet politike të grumbulluara me vite.
“Kosova dhe Serbia para një akti të madh Historik. Shtëpia e Bardhë në Washington për herë të parë i ka mbledh delegacionet e dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike mes palëve të hasmura me decenie. Sot, marrëveshja bilaterale e nënshkruar me qëllim ekonomik mes dy shteteve do të fillon të rregullon edhe çështjet politike të grumbulluara me vite.
Ky takim i sotëm vjen pas që EU po thuajse ka dështuar për të zgjedhe këtë problem në negociata për gat 10 vite”, ka shkruar Shahini në profilin e vet në “Facebook”.
Sipas tij, e veçanta tjetër e ditës së sotme është takimi trepalësh mes Presidentit Tramp Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Vuçiç, si shtete të barabarta si akte i parë historik në shtëpinë e bardhë. “Marrëveshja e sotme do të përcillet me shumë duar trokitje, por edhe më shume kritika e rëndësishmja është se Serbia dhe Kosova po ecin si shtete të barabarta, por të ndara drejt EU”, ka shkruar Shahini.