Shahini: Kosova do ta heq ndalesën për mallrat serbe, veç po provon të përfitojë dy gjëra
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke u thirrur në informacione të veta, beson se qeveria kosovare do të heq ndalesën ndaj mallrave serbe veçse deri atëherë po provon të përfitojë përfaqësimin në CEFTA dhe heqjen e ndalesës së lëvizjes pa viza mes Kosovës dhe Bosnje-Herceogvinës që kjo e fundit s’e ka lejuar në kuadër të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.
“Sipas informacioneve që posedon AKP-ja , deri atëherë qeveria e Kosovës po tenton, përpos të përfitoj që të hiqet fusnota në CEFTA, të përfitoj edhe heqjen e ndalesës së levizjës së qytetarëve në Bosne dhe Hercegovinë. Prandaj, këto janë informacione që Kosova do të mund të kërkoj nga procesi i Berlinit se edhe Bosna është nënshkruese dhe është obliguese që mos të bllokoj njëanshëm levizjen e lirë të qytetarëve, Se a mund të jetë kjo një kusht apo një sfidë për të gjithë, atëherë do të shohim rekomandimet do të jenë për qeverinë që të heqë masat e importeve të produkteve që një kohë të gjatë janë ndaluar dhe te vazhdojmë me procesin e berlinit si e vetmja e ardhme e Kosovës drejtë Evropës”, deklaroi Shahini.