Shahini: Kosova mund t’i humbas 1 miliard euro nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit
18 shtator 2024
| 16:43
Agimi Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka thënë se Kosova mund të humbë rreth 1 miliard euro nga përjashtimi potencial prej Procesit të Berlinit.
“Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliard eurombështetje financiare, e cila është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe prosperues për vendin tonë. Po ashtu mund të rrisë pasigurinë për investitorët e huaj dhe vendorë, duke ndikuar negativisht në lëvizje e lirë të mallrave dhe kapitalit në tregun e BE-së dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Shanini.