
Shahini: Kosova t’i heq taksat doganore për të gjitha produktet ‘Made in USA’
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar që Kosova t’i heq e taksat doganore për të gjitha produktet “Made in USA”.
Këtë kërkesë, ai e ka bërë pas fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump në Kongres, i cili sipas tij do do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shumë aspekte, si për botën ashtu edhe për Kosovën, duke pasur parasysh kontekstin politik, krizat ekonomike, lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet tjera ndërkombëtare.
“Trump ka qenë i njohur për fokusin e tij në politikën proteksioniste dhe përpjekjet për të mbrojtur interesat ekonomike të ShBA-së, fjalimi ishte i lidhur me këto tema nga 2 prilli taksat për import të disa shtete, kjo mund të ndikojë në politikat tregtare ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e ShBA-së edhe me shtetet e tjera. Kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale, duke përfshirë ato të energjisë dhe burimeve të tjera prodhuese dhe shërbime tregtar, presidenti shprehu qëndrime të ashpra ndaj disa shteteve ose organizatave ndërkombëtare, kjo mund të pasqyrohet një rritje paqes ose tensioneve globale, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike, politike dhe ushtarak të Amerikës në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe stabilitetin global. Sa i përket Kosovës dhe marrëdhënien me ShBA, presidenti Trump ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës, sidomos në periudhën e administratës së tij. Një fjalim i tij në Kongres mund të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, veçanërisht iniciativat për investime, zhvillimin ekonomik dhe mbështetje për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siguria dhe stabiliteti rajonal, stabiliteti i Ballkanit, mund të ndikojë në mbështetje për Kosovën dhe ekonomin tonë”, ka thënë Shahini sipas njoftimit të AKB-së.
Njohja e fundit e Kosovës ishte ajo nga Izraeli, e cila sipas Shahinit ka ndikuar drejtë për së drejti nga president Trump gjatë udhëheqjes se kryeministri Avdullah Hoti.
“AKB-ja i propozon qeverisë së re të Kosovës për të qenë me afër me administratën Tramp që të heq taksat Doganore për të gjitha produkte Made in USA si hap i parë për të nxitë importe dhe bashkëpunimin edhe me të madh me këtë shtet mik të Kosovës”, është thënë në njoftim.