Shahini: Maqedonia humb tregun kundrejt Serbisë në Kosovë
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari i kësaj aleance, Agim Shahini, është duke marrë pjesë në përzgjedhjen e kompanive nga sektori i prodhimit dhe shërbimeve me brendinë “Quality Of Macedonia”, e organizuar nga Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se për produktet “Made in Kosova”, që plotësojnë standardet e kualitetit do të kenë gjithmonë treg në Maqedoni edhe në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se autostrada Kosovë-Maqedoni e cila është duke u ndërtuar ka një rëndësi të veçantë për rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve.
“Statistikat e fundit tregojnë se Maqedonia po e humb tregun e Kosovës nga vendi i parë i cili dominonte tash në vendin e dytë e cila po pason me Serbinë në vendin e parë dhe këtu duhet të analizohet shkaqet e rënies se shkëmbimeve tregtare kur kihet parasysh se Prishtina me Shkupin ka vetëm 80 kilometra dhe kosto e transportit është e lirë në krahasim me vendet e tjera të regjionit e që shkëmbimet tregtare po rriten”, ka thënë Shahini.