Shahini paralajmëron krizë të thellë nga masat e qeverisë Kurti
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka komentuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja, të cilat Shahini i ka quajtur antikushtetuese dhe të dëmshme për një periudhë afatgjate.
Shahini ka thënë se pandemia shëndetësore do të kalojë shpejtë por këndellja dhe shërimi ekonomik do të jetë gjatë prezent, dhe, sipas tij, do të krijon krizë edhe më të thellë se sa kriza financiare globale 2008/2009.
“Masat e reja antikushtetuese të qeverisë kundër lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve do ta plagosin edhe një herë rëndë ekonominë e Kosovës, pandemia shëndetësore do të kalojë shpejtë por këndellja dhe shërimi ekonomik do të jetë gjatë prezent dhe do të krijon krizë edhe më të thellë se sa kriza financiare globale 2008/2009”, ka shkruar Shahini në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/