Shahini për arrestimet e fundit: Edhe një frikësim i investitorëve në Kosovë
05 nëntor 2020
| 09:09
Kryetari i Akeancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka reaguar rreth arrrestimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, nga Dhomat e Soecializuara të Gjykatës së Hagës. Shahini përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se ‘këto arrestime frikësojnë investitorët dhe turistët e huaj’.
Postimi i plotë i Shahinit:
AKB e vlerson arrestimin e sotëm të ish-kryetarit të kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësin e UÇK-së të dëmshëm për Kosovën dhe të frikëshëm për investitorët dhe turistë të huaj, kjo konfirmon se vendi ynë Kosova ka pa siguri të madhe për të investuar dhe jetuar në të.
AKB dhe bizneset e vendit gjithmonë mirënjohës për figuren legjendare të Jakup Krasniqi.