Shahini: Prodhuesit e Kosovës të goditur nga konkurrenca aziatike

15 tetor 2022 | 10:17

Bizneseve me disa prodhues kosovar të sektorit të tekstilit dhe veshjeve po marrin pjesë në Edicionin e tretë “International Leather Line Expo & International Conf Expo 2022” nga data 13-15 tetor në qendrën e organizimit të panaireve Ndërkombëtare EXPOCITY Albania në Tiranë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në fjalimin e tij tha se sektori i tekstilit dhe i lëkurës në Kosovë dhe Shqipëri është sektor i rëndësishëm por është i pambështetur nga institucionet qeveritare për atë nuk është i zhvilluar mirë dhe është i goditur nga korporatat e fuqishme sidomos nga shtetet aziatike te cilat po i gjunjëzojnë prodhuesit vendor.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të zhvillojnë sektorët me prioritet duke mos e anashkaluar edhe tekstilin, lëkurën dhe sektorët tjerë që rritin nivelin e konsumit të përbashkët kombëtar duke rritur shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona te cilat kanë arritur shume marrëveshje në mes qeverive por nga to janë pak të zbatueshme e që kishin qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik kulturor, arsimor e sportiv”, tha Shahini.

Ai tha se, Ballkani i hapur duhet të jetë jo me ngjyrë politike, por vetëm me mundësi të zhvillimit ekonomik në të gjitha drejtimet e sidomos nëse kjo është në të mirë të rritjes së prodhuesve të Kosovës dhe Shqipërisë për të cilën qeveritë duhet të krijojnë politika më nxitëse për ekonomit vendore.

Në këtë Panair po marrin pjesë prodhues të ndryshëm ndërkombëtare si dhe janë duke u mbajtur diskutime dhe forume B2B midis bizneseve te sektorit rajonal Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Serbi dhe atyre ndërkombëtar Turqi, Itali dhe Gjermani

Kompanitë e tekstilit nga Kosova janë “S//SPRINT” Podujevë, “EximTex Group” Gjakovë dhe Fabrika “Royal Paper Cups” nga Besia, Prishtinë. /Kosova.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person pasi që është prezantuar si polic…