
Shahini: Rritet shitja 10 % në marketet e Kosovës
Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka bërë një monitorim hulumtues gjatë ditës së djeshme nëpër disa markete të shitjes me pakicë për të parë se sa nga konsumatorët dhe qytetarët i përgjigjen iniciativës për bojkotim tek supermarketet në Kosovë.
“Gjatë monitorimit të disa marketave të madhe në Kosovë dhe deklarimeve të pronarëve dhe menaxherëve se çfarë ka ndikuar aksion Kosova bojkoton ata janë deklaruar se për kundër kësaj iniciative është rritë shitja nga 5-15%,në bazë të deklarimeve dhe konstatimeve të përbashkëta mesatarisht 10 % u rrit shitja këtë vikend nëpër pesë brendet kryesore në vendin tonë që kanë me shumë se 500 pika shitëse me pakicë”, thuhët në komunikën e AKB-së
Agim Shahini, kryetar i AKB-ës tha se ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më herët se ky është aksion pa efekte, kontraproduktiv dhe kopje nga ish shtetet jugosllave në Kosovë nuk funksionon.
“Marketet e Kosovës janë model në Ballkanin Perëndimor për shërbime dhe oferta të lirë dhe kualitative tha Shahini.
Postimi i plotë:
Rritët shitja 10% në marketet e Kosovës
AKB ka bërë një monitorim hulumtues gjatë ditës së djeshme nëpër disa markete të shitjes me pakicë për të parë se sa nga konsumatorët dhe qytetarët i përgjigjen iniciativës për bojkotim tek supermarketet në Kosovë .
Gjatë monitorimit të disa marketave të madhe në Kosovë dhe deklarimeve të pronarëve dhe menaxherëve se çfarë ka ndikuar aksion Kosova bojkoton ata janë deklaruar se për kundër kësaj iniciative është rritë shitja nga 5-15%,në bazë të deklarimeve dhe konstatimeve të përbashkëta mesatarisht 10 % u rrit shitja këtë vikend nëpër pesë brendet kryesore në vendin tonë që kanë me shumë se 500 pika shitëse me pakicë.
Agim Shahini, kryetar i AKB-ës tha se ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më herët se ky është aksion pa efekte, kontraproduktiv dhe kopje nga ish shtetet jugosllave në Kosovë nuk funksionon.
Marketet e Kosovës janë model në Ballkanin Perëndimor për shërbime dhe oferta të lirë dhe kualitative tha Shahini.