![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/Agim-Shahini.jpg)
Shahini: Serbët e humbën afatin për formimin e asociacionit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se serbët e kanë humbur afatin për formimin e Asociaconit të Komunave me shumicë serbe.
“Sot serbët e kanë kuptuar këtë gabim dhe lëshim të mundësisë së shfrytëzimit të kësaj të drejtë sipas Ahtisarit e me gjasë edhe Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon këtë mundësi e cila po e kundërshton formimin e asociacionit në baza etnike”, ka shkruar Shahini në profilin e vet “Facebook”.
Postimi i plotë i Shahinit:
FORMIMI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE SIPAS PAKOSË SË AHTISARIT I KA SKADUAR AFATI.
Sipas pakos së Ahtisarit e cila kishte para pa formimin e asociacionit të komunave serbe brenda pavarësisë së mbikëqyrur nga mekanizmat ndërkombëtar i ka skadu afati për një arsye të vetëm që serbët nuk e pranuan pavarësinë e Kosovës dhe ata nuk e shfrytëzuan të drejtën e përcaktuar detyrimisht sipas pakos së Presidentit Ahtisari.
Sot serbët e kane kuptuar këtë gabim dhe lëshim të mundësisë së shfrytëzimit të kësaj të drejtë sipas Ahtisarit e me gjasë edhe Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon këtë mundësi e cila po e kundërshton formimin e asociacionit në baza etnike.