Shahini: UÇK-ja është vlerë kombëtare
24 qershor 2020
| 19:43
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) të cilën e udhëheq Agim Shahini, ka reaguar pas ngritjes aktakuzës nga Gjykata Soeciale për krerët shtetëror të Kosovës dhe ushtarët e UÇK-së.
Aktakuzat nuk janë vetëm kundër Presidentit z.Hashim Thaqi dhe bashkëluftarit të tij Kadri Veselit, por janë kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj. Kjo promovon pasiguri për investime të huaja dhe jostabilitet politik e diplomatik në arenën vendore dhe ndërkombëtare
UÇK ishte dhe mbetet vlera më e madhe kombëtare që nga koha e Skënderbeut, ka shkruan ndër tjera Agim Shahini kryetar i AKB-së.