Shaip Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit për provokimin me hartë
19 mars 2021
| 11:32
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi që dje ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb.
Shaip Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës ku shihet edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
Lidhur me foton që ka publikuar në rrjete sociale, Vuçiqi kanë reaguar disa fytyra publike, derisa, në profilin e tij ka pasur shumë komente nga Kosova.