Shaip Kamberi i prinë listës për deputet të partive shqiptare në Serbi

07 mars 2020 | 00:23

Kryesia qëndrore e Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e përfunduar pak më parë ka nominuar Shaip Kamberin, kryetarin e PVD’së, kandidat për Deputet në zgjedhjet parlamentare të 26 Prillit, shkruan Gazeta Metro.

Shaip Kamberi, kryetari i PVD’së, do të jetë kandidati me numër 1 në Listën e përbashkët të partive politike shqiptare të dakorduar me iniciativë të Ministrit Cakaj në Tiranë dhe të nënshkruar nga kryetarët e pesë partive politike shqiptare.

Kryesia e PVD’së ka propozuar poashtu Edita Asllanin nga Presheva, kandidate për listën e përbashkët për këto zgjedhje.

Në mbledhjen e Kryesisë qëndrore janë emëruar edhe përfaqësuesit e PVD’së që do të jenë pjesë e Shtabit të përbashkët zgjedhor për zgjedhjet parlamentare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushtaku me bashkëluftëtarë kujtojnë një fotografi që u shkrep…