Shaip Kamberi siguron edhe një mandat
17 dhjetor 2023
| 23:18
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Rezultatet e para që vujnë nga Lugina e Preshevës tregojnë se lista e Shaip Kamberit ka marrë 11.454 vota ndërsa lista e Shqiprim Arifit ka marrë 1.156 vota.
Duke u bazuar në këto rezultate, kreu i PVD-së Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin republikan në Beograd.