Shaip Kamberi ua dërgon nga një dhuratë Bërnabiqit dhe Vuçiqit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi , ia ka dhuruar kryeministrit dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandër Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Ai ka thënë se ky libër sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
“Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX. Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kamberit:
Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Brnabiq dhe presidentit Aleksandër Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandër Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.