Shaip Kamberi uron Lumir Abdixhikun
14 mars 2021
| 16:46
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përgëzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit Zgjedhor.
Ai ka uruar Lumir Abdixhikun për marrjen e detyrës së re, teksa ka shtuar se “sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës”.
“Përgëzoj Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, me garë të vërtetë, shumësi kandidatësh dhe pranim rezultati. Respekt dy miqve të mi, Lumirit dhe Lutës, për kulturën e tyre demokratike. Urime Lumir për detyrën e re! Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kemberi në llogarinë e vet në “Facebook”.