Shaipi transferohet te Lugano
11 shtator 2021
| 12:39
Amir Shaipi është bërë me skuadër të re, por ka mbetur në futbollin zviceran.
Portieri i talentuar nga Kosova ka bërë hapin e madh në karrierë, ku nga Challange League është transferuar në Superligën zvicerane.
21-vjeçari ka lënë Schaffhausenin për tu transferuar tek skuadra elitare zvicerane, Lugano. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i Luganos, që tanimë e ka prezantuar portierin kosovar.
Shaipi ka nënshkruar kontratë afatgjate me Luganon, nga e cila do të jetë i lidhur me klubin bardhezi deri në verën e vitit 2026. Portieri nga Kosova është pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ku së fundmi mbrojti ndaj Gjibraltarit.
✍ Benvenuto Amir ⬜️⬛️https://t.co/rsHxxd98Ie
— FC Lugano (@FCLugano1908) September 10, 2021