Shakhtar Donetsk refuzon ofertën e Arsenalit për Mudryk

29 dhjetor 2022 | 12:45

Shakhtar Donetsk është thënë se e ka refuzuar ofertën e parë të Arsenalit për sulmuesin e krahut, Mykhalo Mudryk.

Ukrainasi është objektivi kryesorë i Arsenalit këtë vit, dhe lideri i Premier Ligës është thënë se ka bërë lëvizjen e parë për të nënshkruar me Mudryk para se të hapet merkatoja dimërore në janar.

Sipas “The Evening Standard”, Arsenalit i është refuzuar oferta prej 62 milionë eurosh, ndërsa tani “Topçinjtë” po përgatisin ofertën e dytë drejt Shakhtarit.

Shakhtari ka thënë publikisht se ata duan të paktën 95 milionë euro për lojtarin e tyre, me Arsenalin që gjendet në treg për të nënshkruar me një sulmues të krahut për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit të Premier Ligës.

Mudryk, 21 vjeç, është bërë i njohur si rezultat i paraqitjeve të tij këtë sezon, si dhe tre golave dhe dy asistimeve në Ligën e Kampionëve.

Në total në këtë sezon, ai ka 10 gola dhe tetë asistime në vetëm 18 paraqitje, me skuadrën e tij që qëndron e dyta në Premier Ligën e Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar në lidhje me…