
Shakira akuzohet për evazion fiskal nga autoritetet spanjolle
18 dhjetor 2018
| 10:49
Vitet e fundit qeveria spanjolle është akuzuar se i ka ngarkuar me evazion fiskal yjet e futbollit si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Javier Mascherano. Por këtë javë autoritetet spanjolle kanë kthyer fokusin e tyre te këngëtaret e pasura.
Është Shakira, gruaja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, e cila po akuzohet për evazion fiskal për vitet 2012, 2013 dhe 2014. Ajo, edhe pse e lindur në Kolumbi, pas martesës me Piquen u bë shtetase edhe e Spanjës.