Shakira dhe Alejandro Sanz ribashkohen në Barcelonë për të performuar “La Tortura”
12 qershor 2019
| 11:00
Shakira dhe Alejandro Sanz kanë qenë shokë për një kohë të gjatë, por pas publikimit të hitit të tyre “La Tortura” kaloi në tjetër nivel. Alejandro Sanz u ndalua në Barcelona, ku ylli spanjoll është duke përgatitur një surprizë të madhe për të gjithë fansat. Ai ftoi Shakirën ta performojë këngën e tyre “La Tortura”. “Ajo është një nga ata miqtë, të cilët, me afërsinë e saj, ndryshojnë fjalën e shpirtit tim dhe nëse mund të kërkoj një dëshirë për këtë koncert, do të këndoja me të”, ka thënë Sanz.