Shakira fajëson vjehrrën e saj për vendimin e tmerrshëm
30 qershor 2021
| 14:42
Disa nga vendimet e Shakirës nuk kanë qenë më të mirat në të kaluarën. Madje, një prej tyre këngëtarja e konsideron si të tmerrshëm dhe është ndikuar nga vjehrra e saj për ta ndërmarrë.
Gjatë intervistës së saj për “British Vogue’s Life in Looks”, ku ka komentuar disa nga veshjet dhe look-et e saj ndër vite, 44-vjeçarja u ndal te një fotografi e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak.
“E tmerrshme”, tha Shakira kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra. Për këtë look këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj.
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique:“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.