Shakira i bëri ofertën shumëmilionëshe për marrëveshjen e divorcit, Pique e refuzoi për arsye…
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka refuzuar një ofertë bujare nga Shakira, pasi dyshja po përpiqen të zgjidhin kushtet e ndarjes së tyre.
Sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’, Shakira i ka bërë një ofertë shumëmilionëshe Piques, të cilën ai e ka refuzuar pasi ekipi i tij po punon për një kundërpropozim.
Shakira thuhet se i ka ofruar atij që të marrë përgjegjësinë e plotë për dy fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan, të cilët sipas planit të saj do të transferohen me të në Miami.
Sipas saj, Pique nuk do të kishte asnjë lloj përgjegjësi financiare për fëmijët dhe, për më tepër, këngëtarja do të paguante që ai të udhëtonte në klasën e parë në Miami pesë herë në vit për ta vizituar.
Në krye të këtyre pesë vizitave, Shakira propozon që fëmijët të kalojnë verën me babain e tyre.
E gjithë oferta edhe pse bujare financiarisht, Pique i duket shumë pak kohë me fëmijët e tij
Megjithatë, pjesa më e rëndësishme e propozimeve të Shakira-s është se ajo i ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të futbollistit – rreth 2.5 milionë dollarë – që ai ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë.
Për momentin, Pique i ka hedhur poshtë të gjitha këto propozime.
Të dyja palët po punojnë për të gjetur një zgjidhje reciproke sa më shpejt të jetë e mundur.