Shakira i thotë “lamtumirë” Barcelonës pas ndarjes nga Pique

03 prill 2023 | 12:42

Shakiara është larguar nga qyteti i Barcelonës, në të cilin ka jetuar prej vitesh me ish-in Pique dhe fëmijët e tyre.

Këngëtarja kolumbiane thuhet se do të jetojë në Miami me fëmijët e saj.

“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë stabilitet fëmijëve të mi, të njëjtin stabilitet që po kërkojmë tani në një cep tjetër të botës me familjen, miqtë dhe detin. Sot ne po fillojmë një kapitull të ri në kërkimin e lumturisë”, shkroi ajo.

Në mesazh, Shakira falënderoi gjithashtu të gjithë ata që bënë shoqëri me të në Barcelonë, “qyteti ku mësova se miqësia padyshim zgjat më shumë se dashuria”.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”, disa ish-banorë kanë…