Shakira kërkon dado të re pas ndarjes nga Pique/ Ja kushtet e punës dhe paga
22 nëntor 2022
| 11:29
Pas divorcit nga ish-bashkëshorti Gerrard Piqué, Shakira është duke planifikuar kthimin e saj në Miami.
Ende nuk dihet dita e saktë e transferimit që këngëtarja do lërë Barcelonën bashkë më djemtë e saj për në SHBA, por sipas zërave mund të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të 2023-shit.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, “halli” më i madh i kgëtares është kërkimi i një dadoje për djemtë, me kushtet dhe pagën që janë bërë të ditura tashmë.
Siç zbulohet nga mediat, dado-ja, që do punojë në shtëpinë e Shakirës, duhet të kujdeset mirë për fëmijët dhe mos zbulojë asnjë detaj nga jeta private e familjes. për punën e saj ajo do marrë një pagë mesatare, e cila shkon deri në 3000 euro.