Shakira largohet nga skena pasi e kapi fansin duke e xhiruar poshtë fustanit
Një video e Shakirës nga një klub nate është shpërndarë në rrjetet sociale. Këngëtarja ishte në një klub në Majami kur promovuan këngën e saj të re Soltera, e cila pritet të publikohet në fund të vitit. Kur kënga u lansua, Shakira doli në skenë dhe kërceu e veshur me një fustan të shkurtër.
Ekipi i klubit ka ndezur menjëherë celularët për të filmuar këngëtaren e njohur. Mirëpo, Shakira në mes të kërcimit vuri re se dikush po e filmonte poshtë fustanit.
Shakira filloi të ulte fustanin e saj sa më poshtë dhe i tha personit që ta filmonte fytyrën e saj, por shpejt ajo u largua nga skena.
Fansat dolën në mbrojtje të saj
Fansat e shumtë të këngëtares kritikojnë personin që ka vepruar kështu.
“Njerëzit janë të neveritshëm”, “Shakira nuk mund të kënaqet as të kërcejë me këngën e saj”, “Kush e ka filmuar kështu duhet të arrestohet”, “Kjo është përtej neveritjes. Shakira ka absolutisht të drejtë që largohet, askujt nuk i intereson askush nuk duhet të merret. me këtë lloj mosrespekti”, janë disa nga komentet.