Shakira, Miley Cyrus dhe standardet e dyfishta mbi tradhtinë

25 qershor 2023 | 08:42

Nga Mariana Rolandi

Kur Shakira, diva kolumbiane e muzikës pop, u divorcua nga bashkëshorti i saj, ylli i futbollit Gerard Piqué në vitin 2022, shkroi një këngë për të kapërcyer dhimbjen dhe poshtërimin e ndarjes për shkak të tradhtisë së bashkëshortit.

Kënga, e cila u realizua në bashkëpunim me DJ argjentinas Bizarrap dhe u bë menjëherë një hit, ishte një mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia tha Shakira. Ajo e ka cilësuar këngën si një “himn për shumë gra”.

Një ditë pas publikimitkëngëtarja e njohur amerikan Miley Cyrus ndoqi shembullin me këngën e saj mbi tradhtitë e dyshuara të bashkëshortit të saj. Të famshmit dhe influencuesit kanë një shembull edhe këtu në Argjentinë:Sofía Aldrey, një grimiere në profesion, postoi pamje të mesazheve që ish i dashuri i saj u kishte dërguar grave të tjera kur ishin ende çift.

Për disa gra, ndarjet përkojnë me probleme të tjera të mëdha. Miley Cyrus pati nevojë për një operacion gjatë ndarjes së saj, ndërsa babai i Shakirës u sëmur. Në Argjentinë, Aldrey kuptoi se ish-partneri i saj, një aktor televiziv, e kishte tradhtuar atë gjatë një periudhe 2-vjeçare, në të cilën ajo i kishte qëndruar në kokë pasi ai vuante nga kanceri.

Megjithatë, gratë nuk mund të presin një nivel simpatie të barabartë, kur publikohet jeta e tyre private. Shakira u tall në internet si një grua e zemëruar dhe nënë e keqe që kishte nevojë për psikoterapi. Por a mos është kritika se këto gra të zemëruara nuk duhej të nxirrnin në publik “të palarat e familjes, një formë tjetër e dhunës gjinore?

Mjekja Fernanda Tarica, që ka themeluar një OJQ në Buenos Aires që ndihmon viktimat e dhunës në familje , thotë se “tradhtia dhe gënjeshtra i shkaktojnë dëm personit tjetër, prandaj është e paimagjinueshme që ato të mos jenë një lloj dhune.

Kur prishet pakti i monogamisë ka fillimisht një dhunë emocionale. Më pas në shumë rastedhe për arsye të ndryshme, këto gra nuk janë në gjendje ti japin fund marrëdhënies, gjë që krijon varësi emocionale që kthehet në fuqi dhe në forma të tjera dhunës”– thekson ajo.

Tarica u befasua nga reagimet e ndryshme ndaj këtyre tre grave, dhe mbi lehtësinë e akuzës ndaj tyre. Kjo është diçka shumë funksionale në patriarkalizëm. Por problemi është tradhtia,dhe nëse dikush e publikon atë nga një pozitat e dhimbjes, përgjigja e shoqërisë është ta refuzojë atë.

Duket se mbizotëron mendimi se abuzimi brendamartesor, duhet mbajtur brenda mureve të shtëpisë. Megjithatë, kjo ngre pyetjen:A duhet të mbrohet abuzuesi dhe jo viktima? Psikologia konjitive Delfina de Achával thotë se shkelja e besimit te çiftet provokon emocione shumë të vështira për tu përpunuar që lidhen me pushtetin, zotërimin… tradhtinë dhe braktisjen.

De Achával e përshkruan si simbolike” dhunën e tradhtisë martesore. “Gratë nuk qajnë, ato fitojnë para”, këndon Shakira. Epo, ajo me siguri fitoi. Sepse kënga e saj fitoi mbi 2.5 milionë dollarë. Por jo të gjithë të divorcuarat janë ose ndihen të kompensuara.

Në rastin e Anës (jo emri i saj i vërtetë), një taksiste 42-vjeçare me tre fëmijë, ajo e përzuri burrin nga shtëpia pas një martese 20-vjeçare. Kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ajo filloi të dallonte shenjat e tradhtisë, derisa pa një bisedë në Facebook që e bëri të ndihej aq keq saqë përfundoi në spital.

Gjatë pandemisë, ajo kuptoi se nuk mund të divorcohej dot kurrë nga burri i saj, pasi të qenit shtëpiake dhe nënë, nënkuptonte se nuk mund të punonte apo të fitonte para. Ndaj një ditënisi të ndiqte kursin për tu bërë taksiste. Në këtë rast Fernanda Tarica e sheh tradhtinë si shkaktim të “një dhune ekonomike të rëndësishme”.

Ajo thotë:Ka gra që nuk mund të divorcohen sepse nuk mund ta përballojnë. Ato nuk kanë asgjë për të jetuar me fëmijët e tyre, ndaj burri sillet si të dojë. Ky është në thelb njëseksizëm i përhapur, i cili shkel në heshtje të drejtat ekonomike të grave, thotë Cintia González Oviedo, drejtuese e Bridge the Gap, një organizatë konsulence për çështjet gjinore dhe diversitetin.

Edhe kur gratë mund ti japin fund martesës dhe të gjejnë një punë, thotë ajo, ato përballen shpesh me një problem tjetër:baballarët që zhduken dhe nuk paguajnë pëkujdesin ndaj fëmijëve. Gonzalez deklaron se mbi 66 për qind e burrave të divorcuar në provincën e Buenos Airesit nuk paguajnë rregullisht ushqimin e fëmijëve të tyre, ndërsa Ministria e Grave dhe Barazisë Gjinore, thotë se vetëm 10 për qind e meshkujve të divorcuar ofrojnë njëmbështetje ekonomike të vërtetë dhe efektive.

Psikiatri Enrique Stola thotë se ndërsa dhuna ekonomike në kontekstin e abuzimit martesor duhet të përkufizohet më qartë, ajo është një shprehje tjetër e dhunës strukturore ndaj grave, të cilat lihen të kujdesen për fëmijët pa mbështetjen e duhur nga ish-partnerët.

Kjo ndodh në të gjitha vendet, dhe kjo dhunë është kronike dhe strukturore, sepse gjyqtarët, si bura dhe gra, nuk marrin masa të shpejta për t’i ndihmuar këto gra në një situatë kritike”-thotë ai. specializuar mbi dhunën me bazë gjinore, Stola thotë se dhuna ekonomike shfaqet “dukshëgjatë një ndarjeje, edhe pse s’ka dyshim se do të ketë pasur edhe më parë shenja të saj, krahas llojeve të tjera të dhunës psikologjike dhe simbolike.

Dhe ajo mund të jetë më keq mes të pasurve, thotë ai, pavarësisht përdorimit të avokatëve që shpesh nuk arrijnë tgarantojnë gruas pjesën e saj të drejtë të parave nga divorci. Kur një grua i drejtohet gjyqit, shton ai, ajo “nis të ndjejë atë që ndjejnë shumë gra të tjera, madje edhe ato me nivele ekonomike më të ulëta:ajo akuzohet se është lakmitare, se dëshiron të rrëmbejë të gjitha paratë, dhe të mos i lërë asgjë ish-partnerit”.

Fernanda Tarica këmbëngul se shumë shpesh, kur gratë e martuara kanë lidhje jashtëmartesore, kjo vjen si një përgjigje ndaj një tradhtie nga ana e bashkëshortit. Stola e sheh gjendjen e tradhtisë si të pabarabartë, dhe sugjeron që shumë njerëz besojnë se gratë duhet ti japin gjithmonë burrit një shans tjetër, sepse kështu janë burrat.

Megjithatë, e njëjta shoqëri heziton tu japë grave një shans të dytë, thotë ajo, teksa shton se burrat nuk janë në gjendje tu japin grave apo edhe fëmijëve të tyre një shans të dytë, pasiështë në rrezik pushteti i tyre.

Ata e shohin tradhtinë si një goditje ndaj dashurisë së tyre”, gjë që i dobëson ata në aspektin social, duke i bërë të duken si brinarë. Jo se dikush do tua thotë këtë në sy, por ata mendojnë se kanë humbur fuqinë simbolike në shoqëri. Ekziston një ndryshim të madh në mënyrën se si shoqëria pret që burrat dhe gratë ta menaxhojnë situatën pas një tradhtie”- përfundon ai. / Worldcrunch” – Bota.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i forcës mercenare të Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin,…