Shakira përgatit “listën” e tradhtive të Piques për të siguruar kujdestarinë e fëmijëve të tyre

01 shtator 2022 | 12:57

Shakira dhe Gerard Pique kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore që kur njoftuan ndarjen disa muaj më parë. Arsyeja e ndarjes, mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve si dhe romanca e re e futbollistit me Clara Chia Marti, kanë bërë që ata të ndiqen kudo ku shkojnë.

Megjithatë, çështja e kujdestarisë së djemve ka shtuar më shumë tension mes ish çiftit të famshëm. Sipas mediave spanjolle, Pique po merr masa ligjore dhe tenton të kërkojë kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre ndërsa Shakira synon të “kundërsulmojë” pasi do t’i marrë me vete në Miami.

Siç raportohet, ajo ndër vite ka mbledhur informacione për tradhtitë e ish-it të saj. Ylli synon të emigrojë në SHBA me fëmijët e tyre dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta realizuar. Duke qenë se Pique mund të përpiqet ta ndalojë duke hapur një proces gjyqësor, ajo tashmë ka marrë masa.

Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhtuar. Shakira tashmë ka në krah një gazetar të njohur spanjoll, i cili doli publikisht në krah të saj dhe kërcënoi se do të ekspozonte në publik të gjitha “të palarat” e futbollistit.

“Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një i vitit 2016, por edhe ai me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”, shkroi në Teitter gazetari spanjoll Jordi Martin.

Shakira i jep miliona për fëmijët, Pique refuzon - Konica.alPIC EX: Gerard Piqué, 35, and his new girlfriend Clara Chia Marti, 23, attend a wedding in Spain | Daily Mail Online

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e enjte deri më 31 tetor, për gjithsej…