Shakira rrezikon të dënohet me dy vjet burgim
23 janar 2018
| 11:16
Miliona euro evazion fiskal në katër vjet. Këtë radhë ajo që nuk ka paguar atë që u detyrohet arkave të Madridit është këngëtarja kolumbiane Shakira, bashkëshorte e futbollistit katalan Gerard Pique, që akuzohet për mashtrim nga agjencia e tatimeve për periudhën nga 2011 në 2014.
Sipas së përditshmes spanjolle “La Vanguardia”, bëhet fjalë për vite në të cilat këngëtarja jetonte në Spanjë ku, sidoqoftë, nuk kishte ende rezidencë zyrtare.
Sipas inspektorëve të tatimeve, edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit e, si pasojë, kishte detyrimin të paguante taksa në vend.